Preview
Description
Përzgjidh rojën, heroin tënd, pastaj, ushtrohu dhe mëso taktikat e rojeve dhe hyr në botën e Ankorës! Eksploro botën e lashtë biblike, njihu me Jezusin dhe ktheji ndriçimin qytetit të Ankorës! Loja "Rojet nga Ankora" është një aventurë epike ku lojtarët vrapojnë, kërcejnë, rrotullohen e rrëshqasin gjatë rrugëtimit nëpër tregimet e Biblës; ku takojnë Jezusin dhe përjetojnë mrekullitë që Ai ka bërë. Loja është fituese e çmimit premier dixhital si "Aplikacioni i vitit" në Britaninë e Madhe dhe "Përdorimi krijues i medias për fushatë". Rojet nga Ankora luhet falas dhe nuk përmban reklama ose blerje shtesë brenda aplikacionit. Tregimi Qyteti i Ankorës u themelua para qindra vitesh nga Bardhyli, padroni i parë i ateliesë; ai njihet si Qyteti i Dritës, i ndriçuar nga Saga – një koleksion i të gjitha tregimeve të Biblës. Qyteti i Ankorës siguron dritë dhe jetë për tërë tokën. Spiralja e Dritës, e cila ndodhet në pikën më të lartë të qytetit, shkëlqen nga fuqia e këtyre tregimeve. Qyteti i Ankorës është ende duke u rimëkëmbur pas sulmeve të Hijes së Madhe, armikut më të madh të Ankorës. Hija e Madhe, nga xhelozia për dritën e Ankorës dhe fuqinë e Sagës, sulmoi qytetin dhe donte të vidhte tregimet. Ai u mposht me ndihmën e një mjeti fare të thjeshtë, por tepër të çmuar: një kupe prej druri, që simbolizon tregimin më të hatashëm të Sagës. Megjithatë, gjatë sulmit humbën një mori tregimesh dhe Spiralja u errësua. Ankora tani po u bën thirrje heronjve të rinj që të marshojnë përpara dhe të ndihmojnë në gjetjen e tregimeve të humbura dhe t'i kthejnë dritën qytetit! A dëshiron t'i përgjigjesh kësaj thirrjeje? Ngrihu Roje! Erdhi koha të bëhesh hero! Tiparet Përzgjidh njërin nga këta gjashtë Roje 11 kërkime epike biblike ku mund të njohësh Jezusin dhe të mësosh rreth Biblës Transmetim i videove falas për orë të tëra Krijo punime të mrekullueshme artistike në studion tënde të artit Testo njohuritë e tua përmes kuizeve Mbi 100 nivele minilojërash me xixëllonja për t'u kompletuar Lejon shumë përdorues; me deri në tre profile lojtarësh të ruajtura në të njëjtën pajisje elektronike Përfitimet Fëmijët mund të mësojnë për besimin e krishterë në një mjedis argëtues e të sigurt. Zbulo të vërtetën e madhe për Jezusin dhe si të jesh i Krishterë Fëmijët mund të argëtohen ndërsa merren me aktivitete biblike Ndihmë Për çdo problem me lojën "Rojet nga Ankora", lutemi të kontaktoni skuadrën tonë mbështetëse, tejet miqësore, të cilët janë gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojnë. Dërgo një email në [email protected]
What's New
Version 3.5.2 2023-03-20
Përditësimet Po qe se duan, përdoruesit mund t'i fshijnë të dhënat e tyre në llogarinë e lojës prej brendisë së aplikacionit Dëgjo fjalët e Biblës në gjuhën u...Përditësimet Po qe se duan, përdoruesit mund t'i fshijnë të dhënat e tyre në llogarinë e lojës prej brendisë së aplikacionit Dëgjo fjalët e Biblës në gjuhën uellshe tek Salla e Kujtimeve Porositë nga shpërndarësi i lajmeve komunitare, tani ju vijnë në të gjashtë gjuhët e aplikacionit Rojet nga Ankora Përmirësimet e sigurisë së të dhënave Version 3.5.0 2021-09-02
Tani mund ta luani lojën në SPANJISHT në verzionin më të ri të Guardianes de Ancora - përzgjidhni gjuhën sapo të çelet aplikacioni! Dhoma e veshjes tani ka DY p...Tani mund ta luani lojën në SPANJISHT në verzionin më të ri të Guardianes de Ancora - përzgjidhni gjuhën sapo të çelet aplikacioni! Dhoma e veshjes tani ka DY pasqyra - mund ta ndryshoni kostumin dhe stilin e flokëve Janë përmirësuar nivelet e Cloud Është përmirësuar siguria dhe të dhënat Janë rregulluar defektet! Version 3.4.2 2020-09-09
• Rregullime të gabimeve dhe stabilizim Version 3.4.0 2020-07-15
• Rregullime të gabimeve dhe stabilizim Version 4 2020-04-06
Mund të ftohen më shumë shokë për të luajtur në Kullën e Vrojtimit dhe për të hapur kostume të reja: Eksploruesi i Paprekur, Shtegtari Pionier dhe Vrapuesi i Sa...Mund të ftohen më shumë shokë për të luajtur në Kullën e Vrojtimit dhe për të hapur kostume të reja: Eksploruesi i Paprekur, Shtegtari Pionier dhe Vrapuesi i Sagës Rregullime të gabimeve dhe stabilizim Version 3.0.5 2019-06-20
Ky është titulli i lajmeve të fundit për përditësimet e radhës të aplikacionit. Version 3.0.4 2019-05-15
Ky është titulli i lajmeve të fundit për përditësimet e radhës të aplikacionit. Version 2.9.1 2018-07-26
-Tipare të reja të shtëpisë së Rojes! Vizito dhomën e veshjes, dhomën e shkathtësive, dhomën e trofeve dhe dhomën e selfive. -Kamera e re e selfive ju mundëson...-Tipare të reja të shtëpisë së Rojes! Vizito dhomën e veshjes, dhomën e shkathtësive, dhomën e trofeve dhe dhomën e selfive. -Kamera e re e selfive ju mundëson të bëni foto çasti gjatë kërkimeve dhe t’i shfaqni ato në shtëpinë tuaj. - Anija dyqan e Antikës është ankoruar në port. Vizito dyqanin e saj për t’i shpenzuar xixëllonjat në gjërat që mund të përdoren gjatë Kërkimeve Biblike. -Gjëra të reja që nuk kyçen të cilat ofrojnë qasje në zonat sekrete që përmbajnë shumë thesare për t’u zbuluar. -Çkyç shkathtësitë për t’i përmirësuar aftësitë tua të Rojes; prano zbritje tek dyqani dhe prano shpërblime bonusi pas përfundimit të sfidave. Version 1.0.1 2018-03-21
- Fixed some missing and incorrect text - Updated title screen Version 1.0 2018-03-05
Technical Analysis
Package Overview Package analysis available
Bundle ID
uk.org.scriptureunion.RojetNgaAnkore Current Version 3.5.2
Minimum iOS 11.0
Package Size App Store Size
Package Metadata 1 / 11 version records
arm64
✗ Swift ✗ Objective C ✓ PIE ✗ Stack Canary ✗ Bitcode
More by Scripture Union
Developer Information
Known Version Records
1 version record with stored package metadata • 11 known version records
Stored metadata does not guarantee a package is currently available to download.
| Details | Version / IDs | Version date | Action |
|---|---|---|---|
| 531.76 MB | v92 App Store ID: 855564252Build: 3.5.2 | 2023-03-13 14:53:30 | Get Version |
| Not archived | App Store ID: 843118854 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 837681096 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 836772200 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 835303727 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 831403514 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 831287956 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 831190633 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 827993533 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 826190768 | Unknown | Request Version |
| Not archived | App Store ID: 825827449 | Unknown | Request Version |