Preview
Description
iSkano është një skaner dokumentesh falas — pa reklama, pa vulë, pa abonim dhe pa llogari — dhe gjithçka funksionon tërësisht në iPhone-in tënd. Asgjë që skanon nuk del kurrë nga telefoni. SKANO NË SEKONDA Drejto kamerën te çdo letër. Skajet zbulohen automatikisht, faqet priten dhe drejtohen vetë, dhe dokumentet me shumë faqe kapen në një rrjedhë të vetme. Mënyra të dedikuara për letërnjoftime, pasaporta dhe fatura. AI QË I KUPTON DOKUMENTET E TUA Çdo skanim lexohet në telefon: dokumentet emërtohen vetë, renditen në dosje (Fatura, Kontrata, Letërnjoftime, Pasaporta) dhe marrin një përmbledhje AI me faktet kryesore — shuma, afate, IBAN — si etiketa që kopjohen me një prekje. Pyet AI çfarëdo për një dokument dhe merr përgjigje të krijuara në telefonin tënd. GJEJ ÇDO LETËR NË SEKONDA Kërkimi mbulon çdo fjalë në çdo faqe që ke skanuar ndonjëherë. Plotësisht offline. PËRKTHE, EKSPORTO, NËNSHKRUAJ Përkthe dokumentet në 50+ gjuhë me paketa gjuhësore offline. Eksporto në PDF ose në Word (.docx) të vërtetë. Vizato nënshkrimin një herë dhe vendose në çdo dokument. Vendos të dyja anët e letërnjoftimit në një faqe A4. KOPJA JOTE, RE-JA JOTE Kopja rezervë opsionale i ngarkon PDF-të direkt në iCloud Drive-in tënd — kurrë në ndonjë server të iSkano-s, sepse nuk ekzistojnë fare. PRIVAT NGA THEMELI Pa llogari. Pa analitikë. Pa gjurmim. Kyçje me Face ID. iSkano është me kod të hapur (GPL-3.0), kështu që çdo premtim privatësie mund të verifikohet nga kushdo: github.com/rexhepa/iSkano Në shqip dhe anglisht. — iSkano is a free, open-source document scanner. Everything — OCR, full-text search, AI summaries, translation, Word export — runs entirely on your iPhone. No ads, no subscription, no account. Nothing ever leaves your phone.
Technical Analysis
Package Overview Basic metadata
Bundle ID
com.raliu.scandoc Current Version 1.0
Minimum iOS 16.4
Package Size App Store Size
Package Metadata 0 / 0 version records
Detailed binary, privacy manifest, framework, and Info.plist results have not been indexed for this package yet. The verified App Store and archive metadata above remains available.
Known Version Records
0 version records with stored package metadata
Stored metadata does not guarantee a package is currently available to download.
| Details | Version / IDs | Version date | Action |
|---|